23:58 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Dolce & Gabbana përdor dronë në pasarela

Marka e famshme e veshjeve përdori dronet për të paraqitur koleksionin e saj të çantave.

Tashmë trendi i fundit i përdorimit të dronëve është futur edhe në botën e modës dhe këtë e tregon më së miri Dolce & Gabbana në sfilatën e fundit në Milano ku, në vend të modeleve, solli në pasarelë dronë që mbanin çantat.

Sipas raportimeve, pjesëmarrësve u është kërkuar të mbyllnin opsionin e WIFI në telefona si edhe Hotspotin personal, kështu do të bëhej e mundur fluturimi i dronëve të cilët mbanin modelet e fundit të çantave të lëkurës. Pasi mbaroi shfaqja me dronë, u rikthyen në skenë modelet me veshjet e tyre.