75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në “Grande Fratello”

Pas një periudhe të shkurtër qëndrimi në “Grande Fratello”, Dolce është rikthyer sërish në “Big Brother VIP Kosova”, duke njoftuar se do ta vazhdojë lojën e saj në shtëpinë e BBVK4.

Ajo ka shprehur emocionet e saj lidhur me eksperiencën në Itali dhe ka theksuar se ishte një periudhë unike që e shijoi në maksimum.

“Unike, ishte unike, e shijova në maksimum dhe jam gati ta vazhdoj lojën në shtëpinë time”, tha Dolce, duke shtuar se ndihet plotësisht e gatshme për t’u përfshirë në dinamiken e re të BBVK4.