Dolën nga seanca/ Glauk Konjufca parlajmëron “ndëshkim” për Listën Serbe !

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka komentuar largimin e deputetëve të Listës Serbe nga seanca e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e kësaj partie u panë sot në seancën e rregullt të Kuvendit, por ata aty qëndruan vetëm për disa minuta, për të nënshkruar dhe mos të humbur mandantin.
I pyetur nga “Indeksonline”, kryekuvendari Konjufca ka thënë se janë në përpilim e sipër të një Kodi Etik, i cili do të merret specifikisht me deputetët “dembelë”.
“Kjo e Listës serbe është një papërgjegjësi që në vazhdimësi e kanë treguar në Kuvendin e Kosovës. Kodi i etikës që jemi duke e përpliuar dhe në kod të etikës parashihen masa më të ashpra dhe të vështira për gjithë deputetët…”, u shpreh ai. /Indeksonline/.