10:38 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Doli i njëmbëdhjeti, por Eugent Bushpepa është falënderues për përkrahjen (Foto)

Këtë vit Shqipëria në Eurovizion u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’. Kjo perfomancë e tij u klasifikua e njëmbëdhjeta në natën finale.

Performanca e Eugentit dhe vokali i tij u fuqishëm para natës së finales u vlerësua si një nga favoritët, mirëpo pavarësisht kësaj Shqipëria nuk arriti as këtë vit të merr një nga çmimet e para, shkruan Indeksonline.


Megjithatë Eugenti ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook.

“Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene! Shume faleminderit Shqiperi! Shume faleminderit Europe”, ka shkruar ai.

Ndryshe një befasi mjaftë e madhe këtë vit ishte se Italia, Zvicra e as Gjermania nuk ia dhanë asnjë pikë Shqipërisë./Indeksonline/