23:53 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Doli nga shtypi Psycho II, preferohet mbi moshën 18 vjeçare

Sot doli nga shtypi romani më i ri horror “Psycho II” i shkrimtarit Ilir Muharremi. Psycho II është vazhdim i Psycho I. Është botuar nga shtëpia botuese dhe shtypshkronja Berati në Prizren. Preferohet për moshën mbi 18 vjeçare. Nëse vuani nga zemra ose nga stresi është më mirë të mos e lexoni. Ka skena tmerri, dhune, vrasje, ekstreme dhe përtej ekstremit. Autori përdorë një gjuhë të re të shkruarit, gjuha e cila nuk e njeh frenimin. Këtu nuk ka rregulla. 

Ngjarja në Psycho II ka të bëjë me një personazh i cili vuan nga psikopatia. Ai vret nënën dhe gruan e tij. I torturuar nga e ëma dhe babai ai çregullon personalitetin dhe bëhet shumë i ftohtë ndaj realitetit. Personazhi kryesor nuk është i dashuruar në gruan e tij. Ai dashuron nënën dhe në roman shfaqen skenat intime me nënë e tij. Në këtë pjesë autori është fokusuar edhe në elementet erotike të cilat janë të shprehura me shprehja të pa kursyera dhe gjuha direkte. Andaj, ky roman preferohet që të lexohet nga mosha + 18 vjeçare.

Pas vrasjes ai e imagjion se ende nënën e ka gjallë dhe veshet si ajo. Kompleksi i Edipit dukshëm dominon në pjesën e dytë të këtij romani. Pastaj ngjarja tensionohet kur dyshon në gruan e tij se po e tradhton. E zë me shokun e tij të ngushtë. Vret gruan duke e torturuar dhe zë rob dashnorin e saj të cilit ja pret të gjithë gishtërinjtë dhe ne fund ndodh e papritura.