12:19 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Doli pa çmim, por Bebe thotë se fitore është vet nominimi i saj

Mbrëmë në LA është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më “Grammy Awards”.

Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në këtë ngjarje madhore muzikore.

Në një nga kategoritë ku Dua triumfoi ka qenë e nominuar edhe Bebe Rexha, por kjo e fundit doli nga ky event ‘duarthatë’.

Megjithatë ylli shqiptar, përmes një postimi në llogarinë Instagram është ngushëlluar duke thënë se vet nominimi është fitore për të.

“Faleminderit shumë Rcording Academy për mbrëmjen më të pabesueshme dhe nderin që më nominuat në dy kategori me artistë të tillë të talentuar dhe të respektuar. Unë po bëj ndejë ‘të fitores ose të humbjes’ sonte – sepse për mua, fitorja është në nominimi”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Bebe shkëlqeu në paraqitjen e kuq, teksa u shfaq si një princeshë në një fustan të kuq./Indeksonline/