00:05 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerina Racaj

Doli partia më e votuar shqiptare në Mitrovicën e Veriut, VV: Urojmë qytetarët dhe Erdenin që na bënë krenarë sot

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe në Podujevë.

KQZ në orën 21:00 ka mbajtur një konferencë për media, ku edhe ka publikuar rezultatet preliminare në këto dy komuna.

Në Mitrovicën e Veriut me 89.86 përqind, ka fituar Milan Radojeviq, ndërsa 3.68 % të votova, apo e dyja në këtë komunë, doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Erden Atiq, shkruan IndeksOnline.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare ka uruar kandidatin e tyre për suksesin e treguar, derisa ka ka thënë se Erdeni do ta vazhdojë përkushtimin e tij duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që votuan subjektet tjera shqiptare.

Ky është postimi i plotë i VV-së:

Urime Mitrovicë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë shqiptar më i votuar në veriun e Mitrovicës. Kandidati më i votuar, Erden Atiq, që vjen nga pjesa veriore dhe që kurrë nuk i ka munguar Mitrovicës e përherë është angazhuar për të mirën dhe bashkimin e qytetit mori përkrahjen e shqiptarëve në atë pjesë. Erdeni do ta vazhdojë përkushtimin e tij duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që votuan subjektet tjera shqiptare. Ai do të jetë zë i Republikës tonë, ashtu sikurse edhe i historisë që njeh si lavdinë punëtore e qytetare në atë pjesë, ashtu edhe krimet e padrejtësitë e ushtruara ndaj shqiptarëve. Erdeni dhe qytetarët e Mitrovicës që e përkrahën atë, qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, aktivistët e saj, do ta shtojnë zërin dhe peshën e Republikës së Kosovës në atë pjesë dhe nuk do ta ndalin asnjëherë angazhimin e tyre për ta bashkuar qytetin e Mitrovicës. Urojmë qytetarët, përkrahësit, aktivistët dhe Erdenin që na bënë krenarë sot.