75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 30 Korrik 2024 / L K

Doli për të shkuar në punë e s’u kthye më, nëna raporton djalin të zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur nga 28 korriku në Gjilan.

Nëna e viktimës ishte ajo që kërkoi ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të saj.

Rasti është duke u hetuar.

“Një femër kosovare  ka raportuar se me datën e lartcekur,  djali i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe  nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.