19:12 / E Martë, 11 Gusht 2020

Dollari forcohet kundrejt euros dhe frangut zviceran

Dollari u rrit kundrejt euros dhe frangut zviceran në tregjet e monedhave ndërkombëtare, pasi investitorët u përqëndruan në ndihmën e SHBA-ve gjatë krizës me virueisn korona dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Euro dobësohet 0.2 për qind ndaj dollarit dhe tregtohet me 1.17605 dollarë amerikanë. Euro u rrit kundrejt frangut zviceran me të njëjtën përqindje (0.2 përqind) në 1.0773 franga, albinfo.

Monedha zvicerane gjithashtu u dobësua ndaj dollarit, me 0.4 përqind, duke rënë në 91.59 cent zviceran për dollar.

Indeksi i dollarit u rrit një për qind në krahasim me gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore në 93.532 pikë indeksi.

Investitorët ishin preokupuar në fund të javës së kaluar me të dhënat e punësimit në SHBA që tregojnë se punëdhënësit krijuan 1.8 milionë vende të reja pune në korrik, dukshëm më pak se në qershor, por shkalla e papunësisë ra në 10.2 përqind.

Investitorët po blinin më shumë dollarë pasi tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u përshkallëzuan. Në fund të javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të lartë kinezë dhe Hong Kong, dhe Pekini u hakmor sot duke vendosur sanksione ndaj 11 shtetasve amerikanë.

Frangu zviceran u dobësua pasi të dhënat treguan se depozitat e kërkesës në Bankën Nacionale e Zvicrës SNB u rrit javën e kaluar, zakonisht duke sinjalizuar që banka po ndërhynte në tregun e këmbimit valutor për të dobësuar monedhën vendase.

“Evropianët duket se po blejnë euro dhe po shesin valuta të brendshme, gjë që është veçanërisht e vërtetë për frangun zviceran. “Amerikanët, nga ana tjetër, po blejnë euro dhe po shesin dollarë,” tha Marshall Gitler nga BDSwiss Group në një shënim për klientët.

Mos i humb