75 Mall Live Search
20:23 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Domgjoni u tregua efikas ndaj Servette, ku shënoi një super-gol

Mesfushori shqiptari, Toni Domgjoni ka shënuar gol për skuadrën e tij Zurich ndaj Servettes, duel ky që u zhvillua në kuadër të rundit të gjashtë në Superligën e Zvicrës.

Domgjoni, shënoi golin e epërsisë për klubin e Zurichit, por që skuadra e tij nuk arritën ta fitojnë ndeshjen në fund, pasi Servette shënuan dy herë dhe vendosën rezultatin final në 2:1, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se pjesë e këtij takimi nga radhët e Zurichit ishin edhe treshja e Kombëtares së Kosovës, Aliti, Kololli dhe Kryeziu.