75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Don Arbas pyet Ministrin Vitia: A do të lejohet të votohet pa certifikatë vaksinimi apo test negativ?

Don Arbas është mjaftë aktiv në rrjetet sociale.

Përmes postimeve të tij ai ka arritur të shpreh pakënaqësitë sa i përket profesionit të tij por edhe ato të fushës politike, shkruan Indeksonline.

Sot në një konferencë Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shpalosi masat e reja sipas të cilave pas 27 shtatorit njerëzit e pa vaksinuar nuk do t’iu lejohet të qëndrojnë në ambientet e brendshme, në të kundërt ata duhet të ofrojnë një test negativ brenda 24 orëve.

Lidhur me këtë Don Arbas ia bëri një pyetje Ministrit.

“Arben Vitia: A ka me u leju me votu pa certifikatë të vaksinimit ose test negativ?”, shkroi ai duke e pyetur se a vlen e njëjta pasi zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor./Indeksonline/

No description available.