14:18 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Don Phenomi flet për projektet e radhës, karantinën e jetën private!

Që në moshën 13-vjecare ai filloi të merrej me muzikë.

Zhanri në të cilin Don Phenomi identifikohet më shumë është hip-hopi.

Muzika për të ka qenë ëndërr të cilën e bëri realitet duke sjellur kështu projekte të suksesshme muzikore si: “Columbiana” në bashkëpunim me Taynën, duet i cili lindi rastësisht, shkruan Indeksonline.

Kohët e fundit rep-artisti nuk ka pëlqyer që të realizojë intervista pasi është duke punuar rreth albumit më të ri të cilin është duke menduar ta promovojë në fund të gushtit.

Don Phenomi, ekskluzivisht për IndeksOnlinen shpalosi detaje rreth albumit më të ri, labelit “Bronx Studio”, dhe jetës private.

1.Është hera e parë që ju intervistoj në formë të shkruar, fillimisht na trego se si po i kaloni këto ditë ?

Unë personalisht i kam ndërprerë intervistat në emisione/tv, pas lansimit të albumit të parë “Kumara” por pranova të intervistohem me shkrim me kënaqësi , përndryshe këto ditë po i kaloj mirë kryesisht me punë për albumin e dytë.

2. Prej disa muajsh kemi kaluar nëpër një krizë të një pandemie globale. Si ka qenë ajo periudhë për ty, besoj e keni kaluar me të dashurën?

E kam kaluar kohën si gjithë tjerët kryesisht në shtëpi edhe studio. Tash kohve të fundit shoh që krejt po mundohen me ju kthy normalitetit . Shpresoj ja dalim në fund.

3.Jeni në përfundim të albumit të dytë, si do ta emëroni këtë album ?

Kam dy emra për albumin e dytë kështu që po presim edhe pak.

4.Me çfarë keni vendosur të surprizoni fansat, a do të jetë pjesë e albumit edhe ndonjë bashkëpunim?

Vetë albumi mendoj që është surpriza. Albumin e parë e kam lansuar në fund të vitit 2019 endë pa u bërë 1 vit dua ta lansoj të dytin. Ka me pasë bashkpunime, disa prej bashkëpunimeve janë me artistët e mi të cilët dua t’i prezentoj në publik.

5.Që nga paraqitja e parë e deri tani, ju numëroni një numër të konsiderueshëm të këngëve, sigurisht disa prej tyre janë edhe hite, a mendon se keni qenë një faktor për arritjet e disa artisteve në skenën Shqiptare ?

Prej ditës kur jam kthyer në Shqiperi/Kosovë prej Amerikës kam bërë shum bashkëpunime me plot artista në fillimet e tyre të karierës, që më bën t’i dalloj prej shum artistave tjerë të suksesshëm, se për mua me rëndsi është kënga për cilën jam ftuar e jo fama ose suksesi i tyre . Unë si artist më intereson vetëm kenga/muzika për faktorët e përceptimet tjera gjithmonë e ka në dorë publiku.

6.Përveç muzikës, cili është talenti i fshehur i Don Phenomit që audienca nuk e din?

Jam shumë i talentuar si kritik i ushqimit.

7.Cili producent mikson më mirë sipas teje ?

Për një kohë të shkurtë kam punuar me gjithë producentët sidomos në Prishtinë. Por për muzikën/beats e mixin shumicën e këngëve e kryej jashtë vendit.

8.Si e vlerëson tregun shqiptar në krahasim me atë Amerikan ?

Unë mendoj që nuk mundet as me u vlersu as me u krahasu tregu Amerikan me atë shqiptarë. Çka muj me thënë, është që shqiptaria ka shumë artista të mirë dhe jemi fuqi ne Evropë, fakt i cili duhet me na bërë me u ndje shumë mirë dhe krenarë.

9.Çdo ditë e më shumë projektet muzikore po shëndrrohen në filma të metrazhit të shkurtër e disa prej tyre po konsiderohen edhe si pornografi, komente të shumta ka pasur projekti juaj, me titull “Twerkirate” ?

Nuk i lexoj komentet por e di që me shiku spotin “Twerkirate” në Youtube, nuk duhet të verifikohesh për moshen mbi 18 vjet, dmth sipas regullave te Youtube’s jemi krejt në rregull.

10.Cila prej femrave të estradës të pëlqen më së shumti, na duhet patjetër një emër ?

Ka shumë femra të mira skam emër.

11. Është komentuar shumë një foto që ka qarkulluar në rrjete sociale ku pozoni me armë, cili ka qenë mesazhi ?

Ata që e kanë përcjellë rrugëtimin tim prej fillimit e dinë që nuk është hera e parë e as e fundit, që më shohin duke eksperimentuar si në fotografi si në klipe.

12.Sa i përket jetës private keni zgjedhur të qëndroni më i rezervuar duke mos e zbuluar identitetin e vajzës. Jemi të informuar se jeni në lidhje, bëhu i sinçertë a është biondinë ajo vajza, (qesh)?

Mos me ngucni te jeta private (qesh).

13. A jeni i lumtur ?

Po.

18.Don Phenom, faleminderit që u bëre pjesë e kësaj interviste. Për fund cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit e IndeksOnline ?

Thjesht do i falenderoj që e lexuan këtë intervistë, le ta presin albumin e dytë.

/IndeksOnline/