Don Phenom, në fund të gushtit, promovon albumin e dytë

Rep-artisti Don Phenom është gjatë gjithë kohës aktiv me promovimin e projekteve muzikore.
Rep-artistin jemi mësuar që ta shohim edhe në bashkëpunime të shumta me emra të njohur të estradës.

“Columbiana” , “Cohu”, “Dilema”, janë vetëm disa nga hitet e tij që janë pritur shumë mirë nga audienca.
“Ku je” është projekti i fundit i reperit që është realizuar me videoklip që e ka sjell me një stil më ndryshe nga projektet muzikore të tjera.

Menaxhmenti i reperit ka bërë të ditur për IndeksOnline se në fund të gushtit do të promovohet albumi i tij i dytë.