75 Mall Live Search
15:34 / E Premte, 06 Maj 2022 / B O

Don Xhoni bëhet kahre, tenton ta gënjejë publikun, e fsheh më pas videon

Reperi Don Xhoni së fundmi i përfolur në mediat rozë për lidhjen e tij me një modele ruse, është bërë sërish kryefjalë e një gjesti qesharak i cili është kapur nga fansat.

Ai ka postuar në storyn e tij në Instagram pamjen e kilometrazhit të një automjeti AMG që tregonte se po ecte me 308km/h.

Fansat kanë zbuluar se reperi i ka marrë pamjet nga një video në YouTube dhe e ka postuar në story duke lënë përshtypjen se ishte ai që po udhëtonte me shpejtësi marramendëse.

Pasi e gjithë skema është zbuluar, Don Xhoni e ka fshirë storyn nga Instagrami i tij.