18:02 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Don Xhoni e ‘dridhi’ tregun muzikor, publikon këngën “Deri kur”

Reperi i famshëm kosovar, Don Xhoni ka lansuar projektin e ri muzikor.

“Deri kur” mban titullin kënga e tij më e re, e cila po i përshtatet mjaftë stinës së verës, shkruan Indeksonline.

Edhe në këtë këngë ai u shfaq me stil si çdo herë tjetër.

Ndryshe, Don Xhoni është mjaftë i angazhuar me projekte të reja.

Ai gjithashtu është mjaftë aktiv në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore, duke qenë ndër reperët më të kërkuar nga publiku shqiptar./Indeksonline/