17:51 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / MSH

Don Xhoni e kryen sezonin e verës, në këtë qytet mban koncertin e fundit

Përgjatë gjithë verës, i ka mbushur “full” klubet dhe sallat e koncerteve.

Por, si duket Don Xhoni po e kryen sezonin veror për sivjet.

Artisti nga Drenica do të mbajë sonte koncertin e fundit veror.

Ky koncert nuk do të jetë askund tjetër përpos në Prishtinë, në “Venom Club”.

“E mbyllim turin veror 2022. Venom Kosova bonu gati se sonte kena me eskalu situaten” ka paralajmëruar Don Xhoni në Instagramin zyrtar të tij.

Ndryshe, reperi është duke e shijuar suksesin e padiskutueshëm të hitit të tij të fundit, “Katile”./Indeksonline/