23:23 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / AR

Don Xhoni e mohoi rrahjen nga Finem por ja çfarë thotë ky i fundit

Të dy janë reper mjaftë të suksesshëm.

Mbrëmë në rrjetet sociale qarkullojë një video, teksa u tha se Finem po e grushton Don Xhonin, shkruan Indeksonline.

Menjëherë pas publikimit pati reagim nga Don Xhoni duke treguar se gjendet në Drenicë, dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

E sonte, vendosi të reagojë edhe Finem, por që nuk i la anash as thumbat drejtuar reperit në fjalë.

“Ja lajmi është fake, pse duhet me vazhdu me i nxjerr gjonat më gjatë, do me tregu që ke njerëz. Jo me u bo gangster me zor, ndoshta ti je or djalë. Atyre që u ka djeg, duhet me thon që është lajm fake, jo me tregu, jo njerëzit e mi, jo daja ime, jo xhaja ime, se kur vjen puna për njerëz, as ti nuk mi njeh njerëzit mua as unë ty. Do mbajmë mend ne tani sa rrafim, tani juve ju dogji”, tha Finem në llogarinë e tij në Instagram, teksa hyri live duke u pergjigjur edhe pyetjeve të ndjekësve./Indeksonline/