75 Mall Live Search
17:55 / E Premte, 08 Prill 2022 / MSH

Don Xhoni i bën vetes super dhuratë për ditëlindje, ja sa vjeç mbushi reperi!

Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, feston sot ditëlindjen. Reperi bën 22 vjeç dhe ky vit e ka gjetur plot suksese në karrierë. Me këtë rast ai i ka bërë vetes edhe një super dhuratë.

Reperi ka treguar se ka blerë një vilë. “Dhuratë vetes për ditëlindje. Vilë n’pandemi”, shkruan Don Xhoni duke bërë realitet edhe fjalët që thotë në këngën “Unë foli i fundit”.