75 Mall Live Search
22:01 / E Premte, 05 Shtator 2025 / F.R

Don Xhoni i bën xhiro me makinë Loredanës (VIDEO)

Prej kohësh është përfolur një afërsi mes ish-banores së Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, dhe reperit të njohur Don Xhoni.

Tani dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas një videoje të fundit të publikuar nga vetë Brati.

Në pamje, ajo shihet duke bërë xhiro me makinën superluksoze të reperit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e tij e famshme “Kokaina”. E buzëqeshur e plot energji, Loredana nuk kurseu komplimentet:

“Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të kaloj kohë me ty, një artist kaq i talentuar @don.xhoni” – shkroi ajo krahas videos.

Ky postim ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka shtuar zërat se mes Don Xhonit dhe Bratit mund të ketë diçka më shumë sesa një shoqëri e thjeshtë.