75 Mall Live Search
21:50 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / AR

Don Xhoni ia bën vetes dhuratë veturën e tipit “Mercedes S-class”

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, po shijon karrierë mjaftë të suksesshme.

Falë talentit të tij ka arritur të jetë ndër më të kerkuarit per mbrëmje muzikore, si në Kosovë poashtu edhe jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Duket se nga përfitimet e shumta që ka, ka vendosur t’i bëj vetes një dhuratë.

Ai publikoi disa imazhe në Instagram duke treguar që tani posedon veturën e tipit “Mercedes S-class 2022”./Indeksonline/