Don Xhoni iu bën dhuratë prindërve një vilë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, po e përmbyll sezonin veror dhe si duket ka vendosur tw bwjw një investim në patundshmëri.
Kjo pasi ai ka treguar se së fundmi ka blerë një vilë luksoze për familjen, të cilën ua ka dhuruar prindërve të tij.
Rep-artisti me origjinë nga Drenica ka publikuar në InstaStory një fotografi të prindërve të tij në vilën e tyre të re, në mbishkrimin e së cilës ka theksuar se kjo është një dhuratë prej tij për ta.
“E çka më duhet ma shumë në jetë sesa kur i shoh këta dy duke qeshur kaq krenarë me djalin e vet. Ju dua e gëzofshi vilën”, shkroi Don Xhon në mbishkrimin e fotografisë.
