15:46 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Don Xhoni publikon foto nga makina e tij super luksoze

Rap-artisti nga Drenica, Don Xhon mbetet tejet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Suksesi i tij në muzikë, i ka mundësuar që të ketë një jetë luksoze dhe këtë e tregon përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Kjo i ka mundësuar reperit nga Drenica që të ketë fitime të mëdha dhe të bëjë një jetë luksoze.

Makinat janë gjithashtu një pasion i autorit të “Katile” dhe njërën prej tyre e ka treguar edhe në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram.

Don Xhoni pozoi nga makina e tij super luksoze e tipit “Lamborghini” me ngjyrë të zezë, ndërsa ai u pa me veshje sportive.