75 Mall Live Search
20:29 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Donald Suxho përzgjedhës i Kosovës U17 (vajzat)

Në mbledhjen e vet të rregullt Bordi i FVK-së i kryesuar nga presidenti Bahri Gjinovci, ka marrë vendim që ish-kapiteni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në volejboll, Donald Suxho, të emërohet përzgjedhës i Kombëtares U17 te vajzat.

Suxho që njëherit është në mesin e volejbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, merr pëlqimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

46 vjeçari i lindur në Korçë, e që në karrierë njihet për paraqitjet e tij me kombëtaren e SHBA-ve në Kampionate Botërore dhe dy herë edhe në Lojërat Olimpike, ato të Athinës 2004 dhe në Londra 2012.

“Angazhimi i Suxhos si përzgjedhës i Kombëtares U17, shihet si hap vizionar, në fokusin që e ka shtëpia kosovare e volejbollit, për të ndërtuar diçka serioze në një afat më të gjatë. Përkushtimi përmes investimit në ardhjes si kjo e legjendës së volejbollit shqiptar Donald Suxho, është dëshirë e vullnet për të krijuar bazë të shëndoshë, qysh në grupmoshat e reja, frytet e së cilës do të shihen në të ardhmen e volejbollit tonë” – shprehet presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.

Donald Suxho është shprehur tejet entuziast me vendimin e FVK-së, duke e komentuar si kënaqësi reciproke.

“Jam shumë krenar dhe i gëzuar që po vij prapë në Kosovë nga janari. Dua të falënderoj shumë Federatën e Volejbollit në Kosovë, shokët e mi të ngushtë, trajnerët dhe shoqërinë që më kanë bërë një nder shumë të madh, për të marrë pjesë si trajner me gocat e moshës 17 vjec.