75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Donald Trump do të vizitojë Britaninë e Madhe në qershor

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të bëjë një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe në fillim të muajit qershor.

Ky lajm u konfirmua nga Buckingham Palace, transmeton klankosova.

Trump kishte premtuar se do ta vizitonte Britaninë pasi rizgjedhjes së kryeministrës Theresa May, por asnjë datë nuk ishte caktuar. Presidenti amerikane dhe zonja e parë Melania takuan Mbretëreshën në Kështjellën Windsor kur ata qëndruan për vizitë dyditore në Britani në korrik të vitit 2018.

Vizita e fundit e Donald Trump u shoqërua me protesta që u organizuan në Londër. /Indeksonline/