75 Mall Live Search
07:47 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / Z S

Donald Trump e cilëson Charlie Kirk-un si hero amerikan

Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk.

Përkujtimi publik për Charlie Kirk-un u zhvillua në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e vlerësoi aktivistin konservator Charlie Kirk si një “hero të madh amerikan” dhe “martir” gjatë një fjalimi para të pranishmëve.

Trumpi ishte folësi kryesor në eventin e mbushur plot, ku zyrtarë të lartë nga administrata e tij, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, vlerësuan trashëgiminë politike të Kirk-ut pasi ai u qëllua për vdekje, më 10 shtator.

“Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi në mënyrë brilante”, i tha Trump turmës në stadiumin “State Farm” pranë Phoenix-it.

Gruaja e Kirk-ut, Erika, mbajti gjithashtu një fjalim të përlotur në të cilin tha se e kishte falur të dyshuarin për vrasjen e burrit të saj./Indeksonline/