08:19 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Donald Trump emëron Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti Trump ka emëruar Richard Grenellin në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, raporton New York Times. 

Sipas New York Times, ambasadori amerikan në Gjermani, thuhet se është njëri besnik i presidentit amerikan, i cili pritet të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ndryshe, Grenelli u emërua nga Trump si i dërguar i posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, javë më parë Grenell ishte në Kosovë, ku takoi edhe krerët më të lartë të shtetit, ndërsa ka ripërsëritur se taksa duhet të hiqet./Indeksonline