75 Mall Live Search
08:39 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / G T

Donald Trump i vë në siklet yjet e Juventusit, fillon t’iu flas për luftën Izrael-Iran

Futbollistët e Juventusit para ndeshjes së parë në Kupën e Botës për Klube vizituan Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump befasoi të gjithë lojtarët e klubit italian, pasi në këtë takim filloi të fliste për luftën e fundit ku janë të përfshira shtetet si Irani dhe Izraeli, shkruan Indeksonline

Përveç kësaj, Trump foli edhe për gratë që duhet respektuar në sportet e ndryshme.

Pas këtij takimi, Juventusi arriti fitore të thellë 5:0 ndaj Al Ain./Indeksonline/