Donald Trump kërkon debat me Kamala Harris

Ish-presidenti amerikan, njëkohësisht kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump është “i gatshëm” për të zhvilluar një debat me Kamala Harris, kandidaten e mundshme të demokratëve pas tërheqjen së presidentit Joe Biden nga gara.
Në një telefonatë me gazetarët, Trump shpreh dëshirën për debat.
“Oh, po, absolutisht. Unë dua. Mendoj se është e rëndësishme. Do të isha i gatshëm të bëja më shumë se një debat, në fakt”, tha ai.