75 Mall Live Search
07:50 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

Donald Trump lançon rrjetin social

Truth Social, një rrjet social i krijuar nga kompania e ish presidentit Amerikan Donald Trump, tashmë është live në iOS App Store në SHBA. Sipas Reuters, aplikacioni iOS ishte i disponueshëm për shkarkim mesnatën e 21 Shkurtit.

Shërbimi është shumë i ngjashëm me Twitter që ishte rrjeti social i preferuar i Trump. Ish presidenti u dëbua nga platforma pasi Twitter tha se po nxiste dhunë pas protestave në Capitol.

Aktualisht përdoruesit që duan të regjistrohen ju kërkohet emri dhe adresa e-mail. Sajti ka një qëndrim publik ku flitet për përkushtimi ne kompanisë ndaj principeve open-source.

Politikanë konservatorë vazhdimisht kanë kritikuar mënyrën sesi Twitter dhe Big Tech moderon pikëpamjet e djathta. Ndryshe nga Twitter, Truth Social i referohet postimeve individual si “të vërteta”.

Raportohet që prej Dhjetorit rrjeti social ka qenë live dhe afro 500 përdorues ndërsa drejt fundit të Marsit do të jetë plotësisht operacional. /PCWorld Albanian