18:14 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Donald Trump nuk di ta përdorë ombrellën, shikoni çfarë bëri së fundi!

Ombrellat mund të jenë të ndërlikuara. Ato janë shumë të gjera për t’u përshtatur nëpër një derë, nëse nuk e hedhim poshtë, e nganjëherë kur moti është i keq ato janë më të nevojshmet.

Pra, rezervoni një mendim për presidentin amerikan, i cili duket se po lufton me ombrellë.

Ai u xhirua duke ecur deri në shkallët e ‘Air Force One’, pastaj duke hedhur ombrellën e tij jashtë derës, në vend që ta merrte atë brenda për në rrugëtimin e tij, transmeton Indeksonline.

Ai e la atë në një vend ku bllokonte derën për këdo që do të hynte pas tij. Por janë shtruar shumë pyetje pas kësaj video, e ajo më e rëndësishmja patjetër se ishte “A di presidenti ta mbyllë një ombrellë”./Indeksonline/