Donald Trump po e shqyrton seriozisht faljen e Sean ‘Diddy’ Combs

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e shqyrton “seriozisht” faljen e Sean ‘Diddy’ Combs, raporton Deadline, duke cituar një burim qeveritar.
Deadline raporton se ditët e fundit, në Zyrën Ovale është bërë shqyrtimi i një faljeje për 55-vjeçarin Combs, transmeton Indeksonline.
Reperi u shpall fajtor në fillim të këtij viti për transportim personash për prostitucion. Ai u lirua nga akuzat më të rënda si shantazhi, komploti dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Presidenti amerikan kishte thënë më parë se nuk do ta përjashtonte një falje për Combs. Në të kaluarën, Trump e quajti manjatin e hip-hopit “një mik të mirë”.
Combs po mbahet në paraburgim në pritje të dënimit më 3 tetor. Këtë javë, avokatët e tij kërkuan që reperi të lirohet nga paraburgimi në pritje të dënimit. Ata kanë propozuar një garanci prej 50 milionë dollarësh./Indeksonline/