Donald Trump reagon, pasi u largua nga “Home Alone” skena ku ishte ai
Presidenti Donald Trump reagoi ndaj lajmeve se në filmin e vitit 1992 “Home Alone 2: Lost in New York” ishte larguar nga transmetimet e fundit të një kanali televiziv kanadez.
Të enjten, Trump bëri shaka me kryeministrin kanadez Justin Trudeau pasi rrjeti CBC hoqi skenën ku shihet Trump duke ecur nëpër Hotel Plaza ndërsa personazhi i aktorit Macaulay Culkin, Kevin McCallister, e ndalon atë të kërkojë udhëzime.
“Filmi nuk do të jetë kurrë i njëjtë! (po bëjë shaka)”, shkroi Trump në tweeter pas kësaj.

Fillimisht, kjo u mendua se ishte ‘hakmarrje’ politike e Justin Turadeau, pasi në samitin e NATO-s në fillim të këtij muaji pretendohej se po tallej me Trump në një video që e kapën kamerat.
Donald Trump Jr. shpërtheu ndaj CBC për largimin e skenës në një postim në Instagram , duke e cilësuar transmetuesin kanadez “krejtësisht patetik”.
“Imagjinoni të jeni i ndikuar aq shumë sa nuk mund të lini as një film të Krishtlindjes pa redaktim,” shkroi ai. “Kjo është ajo për të cilën ne jemi kundër në vitin 2020.”/Indeksonline/
