Donald Trump shtynë vendimin për taksën ndaj produkteve kineze deri pas takimit të G20
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë ditës së sotme ka treguar se nuk do të vendos asgjë rreth taksës ndaj produkteve kineze deri kur të përfundoj takimi i G20-ës.
Trump do të takohet me presidentin kinez, Xi Jingping gjatë G20-ës dhe do të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëve3shje për t’i dhënë fund luftës tregtare.
“Unë do ta marrë atë vendim do të thoja javët e ardhshme, ndoshta menjëherë pas G20.”, tha Trump.
“Në një mënyrë apo tjetrën do ta marrë atë vendim pas G20. Do të takohem me presidentin Xi dhe do ta shohim se çfarë do të ndodh.”, u shprehë presidenti amerikan.
“Po tashmë është 25 përqind në 250 miliardë dollarë, mund të shkojë edhe 300 miliardë.”, kërcënoj Trump.
Në shenjë hakmarrje, Kina vendosi taksë 60 miliardë dollarë javën e kaluar.
Tensionet mes dy ekonomive më të fuqishme në botë janë rritur ndjeshëm kohët e fundit./Indeksonline/