23:04 / E Martë, 05 Tetor 2021 / AR

Donald Veshaj bëhet pjesë e “Big Brother Vip” me një kërkesë të çuditshme për “vëllain e madh”!

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi dhe “Big Brother Vip” ka nisur transmetimin.

Në shtëpinë më të madhe në Shqipëri po prezantohen një nga një konkurrentët, ndërkohë së fundi u bë pjesë edhe aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj.

Para se të hynte në shtëpinë e “BBV” Donaldi ka marrë një surpizë mjaft emocionuese nga aktori i humorit, Agron Llakaj.

Nëpërmjet një videomesazhi, Llakaj e uroi për eksperiencën e re dhe i kërkoi të mos e zhgënjente duke e këshilluar që të ishte sa më i vërtetë.

“Edhe pse do jesh brenda një kafazi tregoje se je luan. Mundohu të jesh Donaldi i vërtetë dhe mos më zhgënje. Shijoje, suksese”, tha ndër të tjera Agron Llakaj.

Ndërkohë ai hyri në shtëpi, bashkë me një kërkesë “të çuditshme” për vëllain e madh:

 “I kërkoj një femër që ta ketë kokën plot!”.

Pjesë e shtëpisë janë bërë edhe balerini Ilir Shaqiri, këngëtarja Sheila Haxhiraj, gazetarja Rudina Demneri, njohur ndryshe si Paloma, si dhe Elhaid Cufi.

Teksa kurioziteti i publikut është i madh për të njohur të gjithë personazhet që do të jenë pjesë e këtij “reality show” ajo që mori shumë vëmendje ishte look-u që Arbana kishte zgjedhur për natën e sotme.

Me një fustan të kuq, flokët onde dhe një make up shumë natyral mund të themi se moderatorja po shkëlqen.