75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Donald Veshaj bën sërish lëmsh rrjetin me postimin e fundit, me kë prej ish të dashurave e ka?

Donald Veshaj është personazhi më i përfolur në media për “tradhëtinë” ndaj Bora Zemanit pas puthjes së famshme që shkëmbeu me moderatoren gjatë qëndrimit të tij në “BBVIP”, ku më pas nisi romancën e papritur me Beatrix Ramosajn.

Sipas aktorit të humorit, mes tij dhe Borës nuk kishte asnjë gjë, duke i vendosur vetes statusin “single” duke nisur kështu një romancë e cila u përfol shumë në publik, ku një pjesë e madhe ishin kundër.

Mirëpo pas mbarimit të spektaklit të “BBVIP”, lidhja midis Donaldit dhe Beatrix nuk zgjati më shumë së 48 orë.

Ishte këngëtarja ajo që thumboi nëpërmjet një “InstaStory” aktorin ku kishte shkruajtur “histori e pavërtetë” duke e quajtur kështu marrëdhënien dhe ndenjat ndaj tij të rreme.

Ditën e sotme ai ka postuar në Instagram një foto të dorës nga afër ku mbi të shkruan “Ama sot ti nuk je…”

Kjo nuk është hera e parë që Donaldi bën lëmsh rrjetin me disa postime të tij të cilat i bëjnë fansat konfuzë dhe të aludojnë se me kë prej ish të dashurave e ka ai.