Donald Veshaj rrëfen për herë të parë momentin e vështirë nga fëmijëria e tij

Donald Veshaj është një nga personat më të komentuar për momentin për jetën e tij personale.
Marrëdhënia komplekse me moderatoren Bora Zemani ka bërë që ai të jetë në qendër të mediave rozë.
Ndonëse jeta e tij private komentohet shpesh, shumë pak dimë nga fëmijëria e tij.
Së fundmi në emisionin e tij “Më lër të flas” ai rastësisht ka ndarë një detaj të rëndësishëm me publikun. Teksa po bisedonin me të ftuarin Arbër Hajdari, mbi situatat e vështira në jetë, aktori tregoi një situatë nga fëmijëria e tij.
“I njëjti problem ka qenë edhe për ne në Vlorë. Sidomos periudhën e 97-98-tës. Bile ne kemi edhe një histori, kur unë dhe Romeo kemi qenë duke fjetur dhe bie një granatë dore në oborrin e shtëpisë. Ne trembemi aq shumë sa kalojmë në temperaturë të lartë dhe që pas asaj kohe, pas trembjes ne detyrohemi të vemë syze. Temperatura e lartë kaloi në sy si i thonë dhe shumë periudhë e sikletshme”, është shprehur Donaldi.
Binjakët javë më parë kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë.
Raportohet se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim./IndeksOnline/