75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Donaldi akoma shpreson për Borën?

Donald Veshaj dhe Bora Zemani u bënë çifti më i dashur për publikun pas puthjes së famshme mes dyshës në shtëpinë e Big Brother.

Megjithatë, pas një kohe, Donaldi filloi të lidhej më shumë me këngëtarën Beatrix Ramosaj, për të cilën u deklarua se e pelqen dhe se dëshiron të ketë lidhje me të.

Por, pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti Donald-Betarix është krisur, me heqjen e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale, që lë të kuptohet se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Donaldi ka hequr edhe të gjitha fotografitë dhe videot e tij me Beatrix, të cilat i kishte postuar Romeo kur po menagjonte llogarinë e tij të Instagramit.

Por, Donaldi nuk ka hequr videot me Borën, atë të puthjes dhe të marrjes se varëses së Donaldit.

A do të thotë kjo se Donaldi akoma po shpreson për rikthimin e tij me Borën?