Donaldi dhe Bora në pritje të fëmijës së parë?

Të ftuar në festën e ditëlindjes së Xhensila Myrtezaj ishin edhe Donald Veshaj dhe Bora Zemani.
Çifti nga aty hodhën disa postime por ishte një që mori vëmendje shumë të madhe.
“Jemi shëndoshur icik o jet”, ka shkruar Bora krah videos me Donaldin dhe kaq u desh që ndjekësit të mendojnë se moderatorja ka dashur të nënkuptojë se mund të jetë në një pritje të ëmbël.
Edhe më herët, Bora është përfolur për një shtatzëni të mundshme, kur në një event Donaldi i prekte asaj barkun.
Por vetë Bora hodhi poshtë zërat për një fëmijë. “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.
