75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 21 Mars 2023 / AR

Donaldi pjesë e Big Brother VIP 2?

Në promon e “Më lër të flas” që do të rikthehet në 24 mars me sezonin e ri në Top Channel, u vu re mungesa e Donaldit.  Në promon e prezantuar shihej vetëm Romeo i cili pranonte se do ishte moderatori i vetëm.

Menjëherë nisën edhe thashethemet se Donaldin do e shihnim në “Big Brother VIP 2”. Shkak u bë edhe një postim i Sara Hoxhës që pyeste Donaldin nëse do futej në shtëpinë e tij të preferuar.

Mirëpo duket se kjo ka qenë vetëm një “lojë” nga dy vëllezërit pasi sot kanë publikuar prapaskenat ku shihet dhe Donaldi i ulur te regjia. Ai i heq zërin Romeos i cili në fund i thotë të vëllait: Më lër të flas!

“S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”, ka shkruar Romeo krahas videos.