75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 21 Korrik 2023 / LB

Donarumma me bashkëshorten përjeton tmerrin, hajnat i lidhin me litar

Portieri italian, Gigi Donnarumma ka përjetuar tmerrin mbrëmë vonë në Paris. Hajnat kanë arritur të futen në shtëpinë e tyre rreth orës 03:10 të mëngjesit.

Hajnat i kanë lidhur me litar çiftin e njohur për të kryer një vjedhje me peshë rreth 500 mijë euro.

Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekim, ndërsa hajnat janë ende në arrati./Indeksonline/