Donat Rrudhani flet pas golit të shënuar me Aarau: Ishte gol i veçantë!

Mesfushori kosovar, Donat Rrudhani mbrëmë ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Sion në Kupën e Zvicrës.
Rrudhani, tregoi paraqitjet të mirë në këtë takim, ku dhe goli i tij ishte si nismë e mbarë që klubi i tij ta fitojë takim me rezultatin final në 4:2, shkruan IndeksOnline
Për të kuptuar më shumë se si u ndje 21-vjeçari pas golit të shënuar në Kupën e Zvicrës me Aarau, IndeksOnline ka biseduar me Rrudhanin, ku tregoi se për kë ishte goli.

“Ndihem shumë mirë, është ndjenjë shumë e mirë për çdo gol që e shënoj, por ky ka qenë edhe ma i veçantë, duke e ditur se i kam ndihmuar skuadrës që të kualifikohet tutje në Kupë”, tha fillimisht mesfushori kosovar.
Por, i pyetur se për kë shkoi ky gol, futbollisti ynë me shumë krenari thotë se ia dedikon familjes e shoqërisë.
“Golin ia dedikoj familjes dhe shoqërisë që më mbështetën çdo ditë”, tha ai.

Kujtojmë se Rrudhani këtë sezon ka shënuar tre gola për ekipin e tij./IndeksOnline/