Donatella Versace shfaqet për herë të parë që pas largimit nga “Versace”, ja ku u pa

Ikona e modës Donatella Versace u pa për herë të parë në publik, që pas largimit të saj nga posti i Drejtoreshës Kreative të Versace.
69-vjeçarja u pa duke festuar në klubin e natës Tramp në Londër, e shoqëruar nga supermodelet Kate Moss dhe Amber Valletta.
E veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, Donatella u duk në humor të mirë, pavarësisht spekulimeve mbi largimin e saj nga marka luksoze. Pas më shumë se dy dekadash në krye të Versace, raportimet flasin për tensione me grupin Capri Holdings, që bleu markën në 2018.
Megjithatë, ikonës së modës nuk do t’i mungojë prania në industrinë e luksit, pasi ajo do të vijojë si ambasadore e Versace dhe do të fokusohet në projekte filantropike.