11:34 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

“Donatori” mashtron njerëzit, iu merr mijëra euro kinse për të ndërtuar shtëpi

Policia e Kosovës dje arrestoi një person, pasi që i njëjti në periudhën kohore derisa ishte duke punuar si agjent terreni në UNHCR-it, duke shfrytëzuar pozitën e tij kishte arritur që disa të dëmtuarave duke i mashtruar t’ua marrë një shumë parash prej 17.800€ .

Këtë shumë parash ai e kishte marrë me arsyetimin se do t’iu ndihmonte për të përfituar nga donacione të organizatës për rregullimin e disa shtëpive.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/