Donatori që dhuron spermë falas për gratë që duan të mbesin shtatëzënë
Një 27 vjeçar nga Britania po bëhet donatori më i njohur në botë për dhurimin e spermës.
Kyle Gordy i cili ka 18 fëmijë, po ndihmon gratë britanike që të mbesin shtatzënë, shkruan ‘Daily Mirror’, transmeton Indeksonline.
“Nëse dikush në Mbretërinë e Bashkuar dëshiron shërbimet e mia, unë jam i gatshëm të udhëtoj. Unë do të shkoj kudo për të ndihmuar gratë jashtë Britanisë, përveç Koresë së Veriut apo ndonjë zone lufte “, ka thnë Gordy.
Ai që nga viti 2014 ka dhënë këto shërbime, ku fillimisht ka krijuar faqe në facebok dhe njerëzit përmes saj kontaktojnë më të.

Madje, 100 persona në muaj e thërrasin atë për shërbimin e tij.
“Unë jam shumë i njohur tani. 100 vetë me kontaktojnë çdo muaj. Unë kam në kërkesë të lartë. Unë nuk mund t’i ndihmoj të gjithëve, por zakonisht i dhuroj për dy deri në pesë vetë çdo muaj”, ka theksuar ai.
Ai ka shtuar se donacioni i spermës është zëvendësim për ta pasur një të dashur.
Duke folur për klientët e tij, Kyle tha se ka marrëdhënie seksuale me 25 për qind prej tyre, më e moshuara 42 vjeçare dhe më e reja 18 vjeçare.

Kyle kujton herën e parë që ai ka dhuruar.
“Në shkurt të vitit 2014, takova një çift që donte një fëmijë dhe u thashë se mendova se mund t’i ndihmoja ta bënin këtë.
“Ne folëm për 30 minuta dhe u takuam javën e ardhshme. Çifti mbeti shtatzënë dhe ky fëmijë tani është 4 vjeç.
“Kam pasur një fëmijë të dytë me të njëjtin çift që është 14 muajshe tani”.
Kyle tha se shumica e donatorëve të tij marrinnjë mostër të spermës së tij dhe e mbajnë veten me shiringë, por rreth 25% kanë zgjedhur të kenë marrëdhënie seksuale me të.
“Kur kemi marrëdhënie seksuale ne përpiqemi ta bëjmë funy”, tha ai.
Kyle ka treguar se nuk merr para për shërbime te tij, por vetëm kërkon që të paguhen shpenzimet e udhëtimit dhe testet e shëndetit./Indeksonline/