Doncic dhe Curry shkëlqejnë në fitoret e skuadrave Mavericks dhe Golden State

Skuadra e Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës në NBA.
Golden arritën fitore 114 me 106 ndaj New York Knicks, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i mirë në këtë përballje ishte amerikani, Steph Curry me 37 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.
Fitore këtë raund ka arritur edhe skuadra e Dallas Mavericks që mposhti 110 me 107 ekipin e Boston Celtics.
Ylli i mbrëmjes në këtë përballje ishte basketbollisti slloven, Luka Doncic me 31 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime./IndeksOnline/