Doncic paraqitet në stadium me fanellën e Real Madridit, shkëlqen në fitoren e Dallasit

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar një tjetër fitore në NBA, pasi mposhti Phoenix Suns me rezultatin 123-113.
Basketbollisti slloven, Luka Doncic ishte më i miri në fushë, duke shënuar 41 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, shkruan Indeksonline
Doncic u paraqit në fushë me fanellën e Real Madrid, dhe më pas “shpërtheu” në këtë përballje.
Për ekipin e Suns më i miri në fushë ishte amerikani, Booker – i cili shënoi 35 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime./Indeksonline/