75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 20 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Doncic personalizon “bishën” e tij të re, kushton mbi 250,000 euro dhe ka 850 kuajfuqi

Makina e re gjigante e yllit të NBA, Luka Doncic, vjen më një cmim super të lartë. Sic mëson TMZ Sports, Doncic pagoi më shumë se 1 çerek milion dollarë për “bishën” e tij Hellfire Apocalypse.

Slloveni bëri mjaft bujë kur u shfaq në American Airlines Center për ndeshjën e së mërkures mbrëma me makinën e tij me 6 rrota… dhe siç rezulton, është edhe më epike nga sa mund ta imagjinonit.

Burimet nga Apocalypse Manufacturin thonë se Doncic kërkoi personalizim të makinës dhe produkti i përfunduar iu dorëzua personalisht në Teksas.

Kjo makinë gjigante ka tani 850 kuajfuqi, gjashtë goma me 10 shtresa, 40 inç … dhe disqe antracit 22 inç.

Duke pasur parasysh se slloveni ka bërë mbi 69 milionë dollarë në pesë sezone, ai me siguri mund ta përballojë atë. /IndeksOnline/