75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Doncic realizoi në sekondat e fundit, reagojnë yjet e NBA-së: A e ki seriozisht?

Luka Doncic realizoi një tre pikësh të çmendur në fitoren e Dallas Mavericks 114-113 ndaj Memphis Grizzlies.

Për këtë realizim të basketbollistit slloven kanë reaguar edhe yjet e NBA-së, me LeBron Jamesin, i cili përmes rrjeteve sociale i thotë Doncic ‘a e ki seriozisht?”, shkruan IndeksOnline

“wow, wow, wow! Hajde Luka, ju s’e keni seriozisht apo jo?”, ka shkruar LeBron James në rrjetet sociale.

Për këtë shënim ka reaguar edhe Steph Curry: “Qesharake”…

Doncic në fitoren e Dallas realizoi 29 pikë, bëri 5 kërcime dhe 9 asistime./IndeksOnline/