75 Mall Live Search
18:43 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

Donfried flet për sigurinë e Kosovës, pas luftës në Ukrainë

Një delegacion amerikan, i udhëhequr nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried po qëndron sot në Prishtinë.

Pjesë e delagacionit amerikan që erdhi sot në Kosovës është edhe gjenerallejtënant Michael L. Howard, zëvendëskomandant i Komandes Evropiane të Shteteve të Bashkurara.

Presidentja Vjosa Osmani veçoi pjesëmarrjen e zv.komandantit dhe tha se nga ai mori konfirmimin se SHBA-ja përkushtohet për sigurinë në Ballakan.

“E vlerësoj lartë prezencën në takim të gjenerallejtënant Michael Howard, zëvendëskomandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkurara, nga i cili kemi marrë konfirmimin se aleatët tanë amerikanë do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe në mbarë kontinentin tonë”, tha Presidentja Osmani pas takimit me amerikanët.

Për sigurinë e Kosovës foli edhe Donfried, e cila tha se është e vetëdijshme për shqetësimin e kosovarëve mbi sigurinë, pas situatës së krijuar në Ukrainë. Ajo premton përkushtim të SHBA-së në sigurinë në rajon.

“Dëshirojë t’ju sigurojë që përkushtimi i SHBA-së dhe i aleatëve tanë vazhdojë të mbetet i fuqishëm”, tha Donfried.

“E dimë që lufta në Ukrainë në shumë raste ka hapur kujtime të vjetra. Lidershipi empatik dhe humanitar kosovar që ka treguar Kosova përkundër kësaj trauma të rilindur është për tu mbatjur mend. Kohë pas kohe Kosova ka treguar se kur njerëzit janë në nevojë dyert e saj janë të hapura. Ju falenderojmë për ofertën tuaj bujare për të pranuar afganët në Kosovë. Deri më tani 600 afganë kanë lënë kampin e Bondstilit dhe kanë filluar jetën e re në Amerikë. Ora 600 jetë do të fillojë një kapitull të ri në jetën e tyre falë Kosovës. Ju falënderojme edhe për pritjen e gazetarëve ukrainas në këto kohë të vështira. Dua të ju siguroj se përkrahja e SHBA-së do të vazhdojë të jetë e fortë”, tha ajo.

“KFOR-i, alokimi më i madh i NATO është manifestimi i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, tha ajo në fjalimin e saj.