17:27 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Doni që takimi i parë të mos jetë i fundit, ndjekni këto rregulla

Takimi i parë është një mundësi shumë e mirë që të njihni më mirë personin që ju ka bërë të keni flutura në stomak, prej një kohë të caktuar. Duket si një mision shumë i vështirë dhe gati i parealizueshëm ta magjepsësh tjetrin, tjetrën që me herën e parë, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Përdorni këto taktika dhe me siguri do te jeni të suksesshëm.

Jini të sinqertë: Shumë njerëz në takimin e parë nuk duan që të bëjnë gjëra kundra rrymës dhe parapëlqejnë të jenë sa më të urtë. Duke qëndruar të heshtur nuk do të dukeni aspak tërheqës apo të këndshëm për personin që po ju shoqëron. Gjithashtu do të bëheshit paksa të mërzitshëm. Mbani qëndrimin tuaj për gjëra që ju pëlqejnë ose jo. Mos hezitoni të komentoni në lidhje me gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë, ose ato që ju shqetësojnë. 

Përdorni gjuhën e trupit: Gjuha e trupit është një nga pjesët më të rëndësishme në takimin tuaj të parë.  Nëpërmjet gjuhës së trupit, ju keni mundësi të kuptoni më tepër, përsa i përket interesimit që personi tjeter ka ndaj jush.Gjatë kohës që jeni duke biseduar, duhet të shikoni personin drejt e në sy, pasi kjo tregon se jeni të vëmendshëm ndaj tij. Gjithashtu, mos harroni të mbani trupin drejt, pasi dukeni më elegant dhe tërheqës.

Gjallëroni bisedën: Nëse gjatë takimit tuaj të parë nuk preferoni të flisni shumë dhe vendosni të qëndroni në heshtje, me siguri do të arrini çdo gjë tjetër, përveç se të jeni të paharrueshëm. Do të ishte mirë, mos të lejonit t’Ju pushtonte frika ose stresi dhe të shprehnit lirshëm gjërat që po mendoni. Nisni të flisni për veten. Mos u ndalni te gjëra shumë personale që në takimin e parë, por flisni për gjëra të përgjithshme që kanë të bëjnë me ju. 

Jini të vëmendshëm: Gjatë kohës që personi tjetër është duke folur me ju, ju duhet të jeni sa më shumë të vëmendshme dhe të angazhoheni për të biseduar. Një njeri që përqendrohet tek ju, gjatë kohës që flisni, është një person që ju mbetet shumë gjatë në mëndje.